Malisheva dhe Prishtina kryesojnë tabelën pas barazimit në derbi
Malisheva dhe Prishtina kanë ndarë pikët me rezultat 1:1, duke vazhduar udhëheqjen në renditjen tabelare të Superligës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Malisheva dhe Prishtina kanë barazuar me shifrat 1:1 në takimin e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj”. Skuadra vendase kaloi e para në epërsi në minutën e 29-të përmes një aksioni individual të Xhemal Ibishit brenda zonës. Ndërkohë, ekipi kryeqytetas barazoi rezultatin në minutën e 76-të, kur Assane Diatta realizoi me saktësi nga penalltia për epilogun e kësaj ndeshjeje.
Pas këtij barazimi, Malishevës i takon udhëheqja e renditjes me 20 pikë të mbledhura nga gjashtë fitore, dy barazime dhe një humbje. Me 20 pikë pozicionohet edhe Prishtina, e cila mbetet pa humbje në kampionat me po aq fitore e barazime, por duke pasur një ndeshje më pak të luajtur, atë ndaj kampiones Dritës.