Gjykata Supreme e Zvicrës vërteton dëbimin e çiftit nga Kosova
Pas refuzimit të ankesës nga Gjykata Supreme Federale, bashkëshortët nga Kosova duhet të largohen nga Zvicra pas varësisë së gjatë nga ndihmat sociale.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjykata Supreme Federale e Zvicrës ka rrëzuar ankesën e një çifti nga Kosova kundër mosrinovimit të lejeve të qëndrimit, duke lënë në fuqi urdhrin e autoriteteve të Cyrihut për largimin e tyre nga vendi.
Sipas aktgjykimit të datës 21 gusht 2026 (me numër lënde 2C_256/2026), ndër arsyet kryesore për refuzimin ishin mospërfshirja e mjaftueshme në tregun e punës dhe varësia e zgjatur nga asistenca shtetërore. Dokumentet gjyqësore tregojnë se vetëm për periudhën nga viti 2015 deri në shtator 2024, masa e ndihmës sociale që kishte marrë familja kapte shumën prej 341.908,50 frangash zvicerane, ndërsa në tërësi ata kishin përfituar mbështetje financiare për rreth 24 vjet.
Çifti, ku burri është i lindur në vitin 1963 dhe gruaja në vitin 1965, kishte hyrë në Zvicër në vitin 1998 bashkë me dy fëmijët e tyre. Pasi kërkesa për azil u refuzua në vitin 1999, atyre iu mundësua qëndrimi i përkohshëm në vitin 2001, ndërsa në vitin 2013 u pajisën me leje për arsye të veçanta humanitare. Dy fëmijët e çiftit kanë fituar shtetësinë zvicerane në vitet 2007 dhe 2008.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 3 zhvillime
- 10 tetor Gjykata Supreme i reagon Përparim Ramës për lëndën e NPB-së
- 14 tetor Gjykata Supreme shqyrton ankesën administrative të Blerim Isufajt
- 16 tetor Gjykata Supreme e Zvicrës vërteton dëbimin e çiftit nga Kosova · ky artikull