Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Mickoski: Iva dhe babai i saj do të përgjigjen herët a vonë

Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se Iva Mihaillova dhe babai i saj do të japin llogari para autoriteteve maqedonase.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Iva Mihaillova dhe babai i saj do të ballafaqohen me drejtësinë. Sipas tij, pretendimet se ajo ka kaluar kufirin përmes një vendkalimi zyrtar janë të pavërteta, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme po heton mënyrën e largimit të saj në drejtim të Bullgarisë. Ai pretendoi se ajo e ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, në bashkëpunim me avokatin e saj bullgar.

Mickoski: Iva dhe babai i saj do të përgjigjen herët a vonë
Video · YouTube ↗

Kreu i ekzekutivit maqedonas u shpreh se avokati kishte hyrë në vend më 28 shtator. Ai kritikoi qasjen e autoriteteve bullgare, duke theksuar se po tregojnë muskuj politikë dhe se po e shndërrojnë babanë e saj në yll estrade në vend që ta dorëzojnë për të vuajtur dënimin e formës së prerë. Nga ana tjetër, LSDM-ja pretendoi se ekziston një marrëveshje mes dy shteteve për këtë çështje.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Deçan 25 kamera →