Blick: Kosova dhe Shqipëria synojnë talentin Lutfi Dalipi
Gazeta zvicerane i bën thirrje Federatës Zvicerane të mos e humbasë futbollistin që ka të drejtë të përfaqësojë katër shtete.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gazeta zvicerane «Blick» ka kërkuar nga Federata Zvicerane e Futbollit që të marrë masa për të mos humbur shërbimet e futbollistit Lutfi Dalipi. Ky i fundit është i huazuar te skuadra e Vaduzit nga Young Boys dhe po kalon një periudhë shumë të suksesshme, duke realizuar katër gola dhe duke dhënë nëntë asistime në Superligën e Zvicrës.
Paraqitjet e mira të lojtarit 20-vjeçar kanë zgjuar vëmendjen e disa klubeve nga La Liga, Serie A dhe Bundesliga. Megjithatë, interesimi nuk vjen vetëm nga klubet, pasi përfaqësimi i tij në rrafshin kombëtar mbetet i hapur për katër shtete të ndryshme: Kosovën, Shqipërinë, Zvicrën dhe Portugalinë, me këtë të fundit që lidhet me origjinën e nënës së tij.
Sipas «Blick», Kosova dhe Shqipëria i kanë dërguar ftesa lojtarit gjatë muajit shtator. Ndërkohë, ai mbetet i kënaqur me angazhimin e deritanishëm te Përfaqësuesja U21 e Zvicrës dhe nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar lidhur me fanellën që do të mbrojë në të ardhmen. Vendimi i tij pritet pas Kampionatit Evropian U21 të vitit 2027.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 5 zhvillime
- 18 shtator Lutfi Dalipi: Kosova dhe Shqipëria më kanë kontaktuar, vij me Zvicrën U21
- 21 shtator Lutfi Dalipi në radarët e klubeve evropiane dhe interesimi i Kosovës
- 12 tetor Lutfi Dalipi shënon dhe asiston në fitoren e Vaduzit kundër Baselit
- 15 tetor Blick: Kosova dhe Shqipëria synojnë talentin Lutfi Dalipi · ky artikull
- 15 tetor Blick: Kosova dhe Shqipëria e ftuan Lutfi Dalipin në shtator