Lushtaku: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i është kundërpërgjigjur Alban Krasniqit pas deklaratave të këtij të fundit për arrestime.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i është kundërpërgjigjur Alban Krasniqit, bashkëshortit të Albulena Haxhiut, përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”. Reagimi vjen pasi Krasniqi pati deklaruar se Sami Lushtaku, Daut Haradinaj dhe të tjerë do të ballafaqohen me arrestime dhe se do ta puthin tokën e Kosovës për veprat që i cilësoi si kriminale dhe korruptive.
Në kundërpërgjigjen e tij, Lushtaku ka rikujtuar se më 11 korrik 1997 Serbia e kishte dënuar me 20 vjet burgim në mungesë me akuza për terrorizëm, por sipas tij ajo nuk arriti ta gjunjëzonte asnjëherë. Ai ka shtuar se sot, fatkeqësisht, disa shqiptarë po flasin me të njëjtën gjuhë që dikur fliste Serbia, duke përfunduar me mesazhin: «Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!».