Vazhdo leximin
e hënë, 2 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Shoqëri

QKUK vendos 70 pajisje ultrasonike kundër qenve endacakë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës do të instalojë 70 pajisje ultrasonike vlerë 3.500 euro për të larguar qentë endacakë nga oborri.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka blerë 70 pajisje ultrasonike në vlerë prej 3 mijë e 500 euro me qëllim të largimit të qenve endacakë nga oborri i spitalit. Pajisjet do të vendosen të mërkurën në pjesën jug-perëndimore dhe jug-lindore të oborrit, nga Spitali Amerikan deri tek Klinika e Pulmolgjisë.

QKUK vendos 70 pajisje ultrasonike kundër qenve endacakë
Video · YouTube ↗

Drejtor i shërbimeve të përbashkëta tekniko-administrative, Fisnik Dobra, tha se pajisjet lirojnë tinguj me frekuencë të lartë, të padëgjueshëm për njerëzit por iritues për kafshët. Ai së vuri në dukje se instalimi do të fillojë dhe do të mbarojë të mërkurën.

Muaj më parë, pas dhjetëra rasteve të sulmeve nga qentë ndaj qytetarëve dhe stafit shëndetësor, QKUK-ja kishte themeluar një Komision Emergjent bashkë me komunën e Prishtinës. Nga komunë nuk ka ardhur përgjigje për ndihmë në zgjidhjen e problemi.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Vërmicë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme