Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Qeveria garanton 70% të kredive për fermerë e biznese — fond prej 5 miliardë lekësh

Fondi prej 5 miliardë lekësh për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

TIRANË — Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

Qeveria garanton 70% të kredive për fermerë e biznese — fond prej 5 miliardë lekësh
Foto: Ilustrim · 20 and 50 Euro banknote straps delivered by G4S (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, shteti do të garantojë deri në 70% të vlerës së kredisë për subjektet që aplikojnë pranë bankave të nivelit të dytë.

Fondi do të ndahet në dy shtylla kryesore. Të paktën 1.5 miliardë lekë janë rezervuar për sektorin e bujqësisë, përfshirë pylltarinë dhe peshkimin, ndërsa 3.5 miliardë lekët e mbetura do të mbështesin sektorë të tjerë si industria përpunuese, tregtia, transporti, turizmi, teknologjia e informacionit dhe shërbimet profesionale.

Skema parashikon kushte më të favorshme krahasuar me kreditë e zakonshme bankare. Vlera maksimale e huasë që mund të përfitojë një subjekt arrin deri në 200 milionë lekë. Norma e interesit nuk do të jetë më e lartë se 2%, ndërsa komisionet e bankave për dhënien e kredisë nuk mund të kalojnë 0.5%.

Burim: Gazeta Tema
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme