Behar Preniqi lirohet pas mbi një viti në burgjet e Serbisë
Behar Preniqi nga Obiliqi është liruar nga burgu i Serbisë pas më shumë se një viti, pasi ishte arrestuar në gusht të vitit 2025.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Behar Preniqi nga Obiliqi, i cili ishte ndaluar nga autoritetet serbe në gusht të vitit 2025 teksa po kthehej nga Gjermania drejt Kosovës, është liruar pas më shumë se një viti të kaluar në paraburgim e burgje. Sipas Zërit, ai ishte arrestuar nga Serbia në kufi me Kroacinë. Lirimi i tij i ka dhënë fund pritjes së gjatë të familjarëve për ta parë sërish në gjirin e tyre. Lajmi u bë i ditur nga vetë familjarët përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku shprehën gëzimin për këtë ngjarje. «Ditë feste për familjen tonë, lirohet nga burgu i Serbisë vëllai ynë Behar Preniqi. E presim me padurim ardhjen e tij», thuhet në postimin e tyre.