Publikohen pamjet e qytetarit në Elbasan që u hodh nga ballkoni për t'i shpëtuar flakëve
Shpërthimi i një bombole gazi në një pallat në Elbasan la pas dëme të mëdha materiale dhe e bëri ndërtesën të pabanueshme.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
ELBASAN — Pak ditë më parë, një shpërthim i fuqishëm i një bombole gazi në një Elbasan ka shkaktuar një zjarr të madh në një pallat, duke e lënë ndërtesën të pabanueshme dhe me dëme të konsiderueshme materiale. Pamjet e siguruara sjellin momentin dramatik kur një prej banorëve të apartamenteve rrethohet nga flakët dhe detyrohet të ndërmarrë veprimin ekstrem për të shpëtuar.
Në një intervistë të dhënë pak momente pas ngjarjes, banori i prekur ka treguar përjetimet e tmerrshme teksa tentonte t'i shpëtonte rrezikut nga zjarri. Ai ka pohuar vetë se ka mbetur i lënduar pasi është hedhur nga ballkoni, ndërsa ka përshkruar momentet e vështira kur djali i tij po kthehej nga shkolla dhe lëshonte thirrje për ndihmë. Banori u shpreh: «Kam gjysmë ore që kam dalë (tregon shenjat e lëndimeve). Më ra në kokë dera e ballkonit, djali po vinte nga shkolla. Djali bërtiste. Imagjino të dëgjosh fëmijën të thotë ‘Ndihmë!’ dhe të mos dilja dot. U hodha nga ballkoni më pas. Dëmi është deri në 80 milionë lekë. Para një muaji i hodha prapë lekë».