Protestuesi: Policia i theu hundën djalit tim student dhe e mbajti në qeli
Një qytetar denoncon në protestën para Kryeministrisë dhunën policore ndaj djalit të tij student, i cili pësoi frakturë në hundë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një qytetar i pranishëm në protestën para Kryeministrisë ka denoncuar dhunën policore ndaj djalit të tij student, duke pohuar se i riu ishte larguar për në shtëpi në momentin e incidentit. Sipas dëshmisë së tij, i riu nuk ka shfaqur sjellje të dhunshme, ndërsa deputeti i partisë Mundësia, Erald Kapri, u interesua duke kërkuar që t'i bëhej vizitë mjekësore djalit.
Protestuesi deklaroi se pas ekzaminimeve mjekësore në Spitalin Ushtarak u konstatua se i riu kishte pësuar frakturë në hundë nga ndërhyrja e forcave të rendit. Pavarësisht dëmtimit fizik, ai shtoi se djali u mbajt i shoqëruar për tri ditë në qelinë e komisariatit.