Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Balliu: Provokator i qeverisë qytetari që bërtiti ndaj Ramës e Berishës

Një incident ka shënuar tensionet e para gjatë tubimit të Partisë Demokratike para Kryeministrisë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Gjatë protestës së Partisë Demokratike të organizuar përpara Kryeministrisë, një qytetar është përzënë nga turma pas thirrjeve të bëra kundër krerëve politikë. Tensione të menjëhershme janë regjistruar pasi protestuesi ka brohoritur thirrjen «Rama n’burg, Berisha n’burg», çka ka sjellë reagimin e pjesëmarrësve të tjerë, të cilët e kanë goditur me shpulla dhe me fjalë, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë protestues dhe deputeti i Partisë Demokratike, Kelvis Balliu, për të qetësuar situatën.

Balliu: Provokator i qeverisë qytetari që bërtiti ndaj Ramës e Berishës
Foto: boldnews.al

Pas ngjarjes, Balliu e ka cilësuar personin në fjalë si provokator të qeverisë, duke deklaruar se ai ishte sjellë aty për të fyer dhe provokuar qytetarët. Ky shënohet si incidenti i parë i raportuar gjatë këtij tubimi të thirrur nga opozita.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme