Humb jetën minatori nga një aksident në minierën e Martaneshit
Një aksident gjatë punës ka shkaktuar vdekjen e një personi në zonën e Martaneshit, ndërsa autoritetet janë nisur drejt vendngjarjes.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Një person ka humbur jetën pasi është aksidentuar gjatë punës në minierën e Martaneshit. Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, ambulanca e Spitalit të Bulqizës, policia dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes për të kryer veprimet e duhura.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti dhe identiteti i viktimës mbeten ende të panjohura, ndërsa grupi hetimor pritet të zbardhë shkaqet e plota të ngjarjes tragjike.