Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Ekonomi

Pse Qeveria ende nuk e di koston e rrugës Tetovë-Prizren?

Kostoja e saktë do të dihet vetëm pas përfundimit të projektimit të tunelit, thotë ministri Nikollovski.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

SHKUP — Kostoja e rrugës Tetovë-Prizren mbetet e panjohur, sepse projektimi i tunelit — më i gjati në vend — ende nuk ka përfunduar. Kështu deklaroi Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, duke shtuar se as burimi i financimit nuk dihet ende. Ndërkohë, në anën e Kosovës punimet po vazhdojnë dhe janë afër përfundimit.

Pse Qeveria ende nuk e di koston e rrugës Tetovë-Prizren?
Foto: Aleksandar Nikolovski official portrait 2024 (cropped) / Wikimedia Commons

Nikollovski shpjegoi se çmimi i saktë do të njihet vetëm pas përfundimit të projektimit të tunelit. Fakulteti i Ndërtimtarisë ka përfunduar projektin bazë për pjesën maqedonase; pasi Kosova kërkoi më shumë të dhëna për gjatësinë dhe pikën e bashkimit të tunelit, Maqedonia i dorëzoi ato, por projektimi teknik i vazhdon ende, pasi bëhet fjalë për një projekt të vështirë.

Nikollovski fajësoi publikisht BDI-në, duke thënë se miratimi i planit urbanistik për Kodrën e Diellit, i lidhur me këtë rrugë, po bllokohet nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Tetovë — organ që, sipas tij, ka kuadro të BDI-së.

Pasi të përfundohet projektimi i tunelit, do të dihet vlera e saktë dhe do të fillojnë përpjekjet për sigurimin e mjeteve financiare. Në deklarata të mëparshme, Komuna e Tetovës dhe Qeveria kishin premtuar se punimet për rrugën Tetovë-Prizren do të fillohen në të ardhmen e afërt, por një afat konkret mbetet ende i panjohur.

Burim: Alsat-M
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Deçan 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme