Pse Pjetër Shala refuzon të vuajë dënimin në Belgjikë?
Avokati i tij thotë se është i zhgënjyer me trajtimin gjatë procesit në Dhomat e Specializuara të Kosovës
HAGË — Pjetër Shala ka shprehur pakënaqësi të thellë me trajtimin që i është bërë nga autoritetet belge gjatë procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës, sipas deklaratës së avokatit të tij, Dzeneta Petraviqës.
Ajo konfirmoi në Klan Kosova se klienti i saj nuk dëshiron të vuajë dënimin në Belgjikë, duke përmendur kushtet e vështira në burgjet belge, të cilat cilësohen si të këqija edhe në nivel kombëtar e ndërkombëtar. "Z. Shala është ekstremisht i zhgënjyer me trajtimin e Belgjikës," theksoi Petraviqa, duke shtuar se çështja mbetet konfidenciale dhe në shqyrtim të mëtejshëm.
Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.