kosove siguri

Si u gjet vajza gjashtëvjeçare e rrëmbyer nga babai në Kosovë?

Çfarë taktika përdori babai për të shmangur zbulimin dhe si bashkëpunuan autoritetet spanjolle e kosovare?

Si u gjet vajza gjashtëvjeçare e rrëmbyer nga babai në Kosovë?
Foto: Wikimedia Commons

FUSHË KOSOVË — Një vajzë gjashtëvjeçare, e rrëmbyer nga babai i saj në Majorkë të Spanjës dy javë më parë, u gjet e gjallë në Kosovë pas një operacioni të koordinuar midis autoriteteve spanjolle, kosovare dhe INTERPOL-it. Sipas Garda Civile spanjolle, babai, i cili ka shtetësi gjermane dhe identifikohet si A.M.L., lindur më 1989, kishte planifikuar me kujdes arratisjen: ai e kishte fshehur fëmijën në bagazhin e automjetit për t’u larguar me traget nga ishulli i Majorkës dhe më pas kaloi kufijtë pa deklaruar praninë e vajzës.

Hetimet nisën pas kallëzimit të nënës së fëmijës, e cila raportoi zhdukjen dhe njoftoi autoritetet se ish-partneri i saj kishte dalë nga Spanja me fëmijën. Policia spanjolle konstatoi se arratisja ishte organizuar paraprakisht dhe se i dyshuari kishte ndërmarrë masa të shumta për të shmangur zbulimin. Një nga elementet më të pazakonta të hetimit ishte zbulimi i një pajisjeje gjurmuese AirTag, të cilën vajza e kishte fshehur në çantën e saj; megjithatë, hetuesit zbuluan se pajisja ishte futur më vonë në një zarf postar të destinuar për në Marok, në një përpjekje për të mashtruar autoritetet dhe për t’i orientuar hetimet në një drejtim të gabuar, sipas raportit të medias spanjolle Todo Alicante.

Garda Civile zhvilloi kontrollë në banesa të lidhura me rastin, analizoi pamjet e kamerave të sigurisë, transaksionet bankare dhe lëvizjet detare nga Majorka, dhe aktivizoi mekanizmat ndërkombëtarë të bashkëpunimit policor. Gjatë hetimeve u zbulua se babai kishte mbyllur llogaritë bankare dhe fshirë profilet në rrjetet sociale për të zvogëluar gjurmën e tij dixhitale, dhe po ashtu kishte ndryshuar pamjen fizike gjatë qëndrimit në Kosovë për të shmangur identifikimin.

Autoritetet gjyqësore spanjolle lëshuan një urdhër arrestimi evropian dhe një urdhër ndërkombëtar ndaj të dyshuarit. Policia gjermane identifikoi një automjet me të njëjtin regjistrim si ai i përdorur gjatë arratisjes, duke ngritur dyshime për përdorimin e targave të falsifikuara ose të dyfishta. Operacioni u zhvillua në koordinim me autoritetet gjyqësore spanjolle, Njësinë Qendrore Operacionale të Gardës Civile, ataşeun e Ambasadës së Spanjës në Berlin dhe autoritetet policore të disa vendeve, përfshirë Policinë e Kosovës.

Më 24 qershor (24.06.2026), autoritetet kosovare arrestuan të dyshuarin gjatë një operacioni policor në Fushë Kosovë dhe lokalizuan vajzën, e cila u gjet në gjendje të mirë shëndetësore dhe iu dorëzua autoriteteve kompetente për mbrojtje. Pas arrestimit me urdhër të prokurorit të kujdestar, i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë, kurse fëmija u trajtua në bazë të procedurave ligjore dhe i u ofrua strehim i sigurt.

Të premten, 25 qershor (25.06.2026), pas verifikimit të të gjitha rrethanave të rastit, fëmija u kthye së bashku me nënën e saj në shtëpinë e tyre në Majorkë. Rasti u trajtua në bashkëpunim me Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor të Policisë së Kosovës, prokurorin e rastit dhe Qendrën për Punë Sociale. Burim: IndeksOnline
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Sa të larta do të jenë rendimentet e grurit në Kosovë këtë vit?
  2. Pse u shoqërua Bryan Adams nga zërat e fansave në Prishtinë?
  3. Pse Konjufca thekson rëndësinë e fqinjësisë së mirë për Kosovën?
  4. Pse Komuna e Prishtinës ndërtroi rrethin në hyrje nga Gjilani?

Vazhdo leximin