Protestuesja nga diaspora bën thirrje për Kuvend në mbrojtje të Shqipërisë
Një shtetase nga diaspora i bashkohet tubimit në kryeqytet dhe kërkon organizim të bashkatdhetarëve për datat 28 dhe 29 nëntor.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Një protestuesja nga diaspora e cila mori pjesë në tubimin e zhvilluar në Tiranë ka vlerësuar qëndrueshmërinë e qytetarëve, duke u bërë thirrje bashkatdhetarëve që të kthehen në vend gjatë datave 28 dhe 29 nëntor për t'u bashkuar me tubimet e paralajmëruara. Ajo u shpreh se qytetarët nuk po tregojnë frikë përballë forcave të rendit, ndërsa theksoi nevojën e krijimit të një Kuvendi të madh në mbrojtje të Shqipërisë. «Është meritë e madhe e popullit shqiptar që në këtë evolucion nuk kanë frikë as nga policët. I bëj thirrje diasporës të vijë më 28-29 nëntor, të përfaqësojë popullin shqiptar dhe të ngrejë një Kuvend të madh në mbrojtje të Shqipërisë», deklaroi ajo.
Gjatë prononcimit të saj për mediat, ajo ngriti gjithashtu akuza ndaj autoriteteve, duke pretenduar se ekzistojnë përpjekje për të penguar gazetarët ndërkombëtarë dhe se mund të ketë pengesa për pjesëtarët e diasporës që do të udhëtojnë drejt vendit. Për këtë arsye, ajo sugjeroi që udhëtimi të bëhet i organizuar përmes autobusëve apo mjeteve të tjera, ndërsa situatën aktuale e cilësoi si shtet të diktaturës.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar