Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Policia ndalon protestën para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në Tiranë

Forcat e rendit nuk lejuan tubimin në bulevard, ndërsa protestuesit paralajmëruan marshimin e 28 nëntorit.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

TIRANË — Forcat e rendit kanë ndaluar protestuesit të zhvillojnë tubimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë ditës së 174-t të protestës kundër qeverisë. Ndërhyrja e policisë pranë godinës së Kryeministrisë u ndërmarrë në zbatim të Aktit Normativ që ndalon qytetarët të qëndrojnë në sheshe për shkak të pengimit të qarkullimit të mjeteve, ndërsa vetë protestuesit e kanë cilësuar këtë akt «të paligjshëm».

Policia ndalon protestën para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në Tiranë
Foto: gazetablic.com

Pas largimit drejt trotuareve dhe përplasjeve të regjistruara para institucionit qeveritar, qytetarët kanë zhvendosur tubimin në akse të tjera të kryeqytetit. Gjatë lëvizjes në drejtim të zonës së “Myslym Shyrit”, pjesëmarrësit kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kanë ftuar në një mobilizim masiv për protestën kombëtare të paralajmëruar për 28 nëntor, duke thënë se «në 28 nëntor ne do dalim, Shqipërinë nuk e falim! Ne sistemin do rrëzojmë dhe lirinë do fitojmë».

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ferizaj 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme