KEK-u lidh kontratë mbi 94 mijë euro për Termocentralin Kosova A
Korporata Energjetike e Kosovës ka finalizuar marrëveshjen për mirëmbajtjen e furnizuesve të thëngjillit në blloqet A3, A4 dhe A5.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Korporata Energjetike e Kosovës ka lidhur një marrëveshje të re në vlerë prej 94 mijë e 598 euro e 24 centë, e cila i është besuar kompanisë «Monting Energjetika» SH.P.K., me seli në Prishtinë. Kontrata ka për qëllim mirëmbajtjen preventive dhe remontin e furnizuesve të thëngjillit në blloqet A3, A4 dhe A5 të Termocentralit Kosova A, ndërsa vlera e parashikuar paraprakisht ishte 120 mijë euro.
Procesi i prokurimit u iniciua më 14 shtator dhe në këtë procedurë tenderuese morën pjesë dy operatorë ekonomikë, ofertat e të cilëve u vlerësuan si të përgjegjshme. Marrëveshja u finalizua më 19 nëntor, pasi fitues u shpall operatori ekonomik me çmimin më të ulët.
Sipas specifikimet teknike, furnizuesit e thëngjillit janë pajisje rrotulluese të kaldajave që funksionojnë pa ndërprerje për 24 orë në ditë dhe përbëjnë një hallkë vitale për funksionimin e blloqeve prodhuese. Secili nga blloqet A3, A4 dhe A5 disponon nga tetë pajisje të tilla, të cilat luajnë rol kyç në furnizimin e vazhdueshëm me thëngjill të mullinjve të këtyre njësive energjetike.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar