Vazhdo leximin
e enjte, 29 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren dhe ndërhyn Garda

Seanca plenare në Kuvend nis me tensione dhe bllokim të foltores nga deputetët e opozitës.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Seanca plenare në Kuvend ka nisur me tensione të ashpra, ndërsa kryetari Niko Peleshi prezantonte rendin e ditës dhe hapte punimet parlamentare. Deputetët e Partisë Demokratike kanë krijuar kakofoni brenda sallës duke goditur tavolinat me duar dhe duke kundërshtuar zhvillimin normal të seancës.

Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren dhe ndërhyn Garda
Video · YouTube ↗

Opozita ka ngritur pankarta në mbështetje të protestës së studentëve që janë mbajtur në dy javët e fundit, duke shprehur gjithashtu pakënaqësinë ndaj dhunës policore ndaj të rinjve në protesta. Pasi kanë bllokuar foltoren e Kuvendit për të penguar punimet, efektivët e Gardës së Republikës janë pozicionuar përballë tyre duke krijuar një kordon në sallë.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bazhderhane, Prizren 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme