Protestuesit para Qeverisë kërkojnë dorëheqjen e Muhaxherit dhe ministrave
Qytetarët protestojnë në Prishtinë për drejtësi lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Protesta e qytetarëve ka nisur në Prishtinë në kërkim të drejtësisë për Arlinda Zekajn, ndërsa ndalesa e parë e tyre u bë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Tubimi synon të kërkojë përgjegjësi institucionale nga organet që ishin të përfshira në trajtimin e këtij rasti.
Pjesëmarrësit në protestë po kërkojnë largimin nga detyra të kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, si dhe dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Krahas kësaj, kërkohet shkarkimi dhe ndjekja penale e gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve policorë që kanë treguar neglizhencë ndaj ngjarjes.