Policia mbetet pa goma dimri pas dështimit të tenderit emergjent
Anulohet tenderi i Policisë së Kosovës për furnizim me goma dimri për shkak të një dispozite ligjore.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Policia e Kosovës ka anuluar tenderin e thirrur si emergjent për furnizimin me goma dimri, ndërsa institucioni ka përmendur një dispozitë në Ligjin e Prokurimit si arsye për këtë vendim. Ky veprim vjen vetëm dy javë para se vendosja e gomave të dimrit të bëhet e detyrueshme për veturat.
Ish-udhëheqësi i forcave të rendit, Reshat Maliqi, e ka kritikuar këtë vendim dhe nuk e sheh të rrugës heqjen dorë nga procedurat. Nga ana e tij, deputeti Burim Ramadani thotë se heqja dorë nga procedurat e furnizimit nga tenderi prej 400 mijë eurosh nuk duhet të kalojë në heshtje dhe se dështimi u bë me shkas.
Sipas rregullave, qytetarët që nuk i vendosin gomat e dimrit pas 15 nëntorit ndëshkohen me 40 euro, ndërsa personat juridikë dënohen me nga 60 euro.