Ministria e Mbrojtjes: Ushtari u plagos në shpatull në Kuçovë
Një efektiv ushtarak është plagosur me armën e shërbimit gjatë detyrës në Bazën Ajrore të Kuçovës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një efektiv me inicialet E.D. është plagosur në shpatull me armën e shërbimit gjatë kohës që po kryente shërbimin në Bazën Ajrore të Kuçovës, sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes. Ngjarja ka ndodhur më 3 nëntor, rreth orës 16:46.
Pas plagosjes, ushtarit i është dhënë menjëherë ndihma e parë mjekësore dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit. Mjekët kanë konstatuar se parametrat jetësorë janë brenda normës dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për të marrë trajtim më të specializuar mjekësor, efektivi është nisur drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, Policia Ushtarake ka dalë në vendngjarje dhe po vazhdon procedurat për dokumentimin e plotë dhe zbardhjen e rrethanave e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.