Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Protestuesit në Tiranë brohorasin 'UÇK' pas vendimit të Hagës

Në ditën e 109-të të protestës, qytetarët u solidarizuan me ish-liderët e UÇK-së gjatë marshimit drejt Kryeministrisë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

TIRANË — Protestuesit në Tiranë kanë brohoritur “UÇK, UÇK” gjatë marshimit nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, në shenjë solidariteti me ish-liderët e UÇK-së pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë. Kjo ishte dita e 109-të e protestës së qytetarëve dhe aktivistëve.

Foto: javanews.al
Foto: javanews.al

Më herët, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallën aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke i shpallur fajtorë për krime lufte dhe duke i dënuar me gjithsej 81 vjet burgim.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme