Familjarët i çojnë ushqim policit gjatë protestës në Tiranë
Momente prekëse gjatë protestave në Tiranë, ku familjarët i çojnë ushqim një polici në detyrë dhe fëmija e përqafon.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjatë zhvillimit të protestave në Tiranë, ku pati edhe përleshje mes policisë dhe protestuesve, familjarët e një polici i çuan ushqim atij derisa po shërbente në detyrë. Në një moment të kapur në video, një fëmijë i vogël shihet teksa e përqafon policin.