Vazhdo leximin
e premte, 23 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Përplasje në protestën e 54-t para Kuvendit — lëndohet një polic

Tensione dhe përplasje në tubimin para Kuvendit; një efektiv policie mbeti i lënduar

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

TIRANË — Protesta e 54-t para Kuvendit u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit. Perimetri i zgjeruar i sigurisë shmangu kontaktin e deputetëve me protestuesit, por vezët e domatet u hodhën drejt policisë.

Përplasje në protestën e 54-t para Kuvendit — lëndohet një polic
Foto: Activists, citizens and workers from the oil refinery factory in the city of Bal / Wikimedia Commons

Një efektiv policie mbeti i lënduar në kokë. Protestuesit përpiqen të heqin një pjesë të gardhit metalik, duke u përplasur me efektivët dhe duke i goditur me vezë e domate.

Protestat e kanë bërë gati arsenalin e vezëve që do të përdorin në protestën para Kuvendit. Disa prej tyre, siç shihet edhe në këto pamje, po çojnë në protestë arka të mbushura me vezë, të cilat i mbajnë në krah apo me motor.

Një efektiv është lënduar nga sulmet e protestuesve para parlamentit. Nuk është e qartë se çfarë e ka goditur policin. Protestuesit deri më tani kanë përdorur vezë, bidonë e domate.

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë lidhur me protestën e lajmëruar sot përpara Kuvendit. Ambasada thotë se mund të ketë protesta të tjera edhe në vijim ndërsa thekson se pavarësisht se mund të nisin paqësisht, situata ndryshon.

Njëkohësisht, i lajmëron se para dhe pas protestave ka kufizime lëvizjeje dhe masa sigurie të shtuara, ndërsa personelit amerikan i kërkohet të shmangë zonat e tubimit. Në një sërë këshillash të renditura, e para theksohet shmangia e demonstratave nga qytetarët amerikanë.

Protestat mund të shtrihen edhe në zona përreth, përfshirë ndërtesa të tjera qeveritare. Prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve, devijimet e qarkullimit dhe ndërprerjet në trafik priten në orët para dhe gjatë zhvillimit të protestave.

Personeli i qeverisë së Shteteve të Bashkuara këshillohet të shmangë zonat ku zhvillohen protestat. Forconi masat për sigurinë tuaj duke ndjekur këto këshilla: Teksa pas pak pritet seanca plenare, Kuvendi është rrethuar me gardhe metalike, në një perimetër më të gjerë sesa herët e tjera.

Burim: Shqiptarja, https://shqiptarja.com/lajm/sot-proteste-rrethohet-parlamenti-deputete-frikacake-ambasada-amerikane-paralajmeron-kujdes-mund-te-jete-e-dhunshme#865282

— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton, Prishtinë 25 kamera →