Vazhdo leximin
e premte, 23 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Ambasada e SHBA paralajmëron amerikanët për protestën sot te Kuvendi

Shmangni zonën ku zhvillohen demonstratat, gjatë zhvillimit mund të ketë prani të shtuar të forcave të policisë

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Tirane, 23 korrik — Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka lëshuar një njoftim sigurie për qytetarët amerikanë në vendin tonë, për protestën e cila do të zhvillohet sot ditën përpara Kuvendit. Ambasada thekson se megjithëse protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë me shpejtësi.

Ambasada e SHBA paralajmëron amerikanët për protestën sot te Kuvendi
Foto: US Embassy, Tirana / Wikimedia Commons

Protestat mund të shtrihen edhe në zona të tjera pranë institucioneve qeveritare. Autoritetet amerikane paralajmërojnë se gjatë zhvillimit të protestës mund të ketë prani të shtuar të forcave të policisë, mbyllje të rrugëve, devijime të qarkullimit dhe ndërprerje të trafikut.

Në njoftim, qytetarëve amerikanë u rekomandohet të shmangin zonat ku zhvillohen demonstratat, të jenë të vëmendshëm ndaj mjedisit përreth, të kufizojnë shpërqendrimet si përdorimi i telefonit ose kufjeve në ambiente publike, të ndjekin mediat lokale për përditësime, të kenë një plan emergjence ose strategji daljeje dhe të mbajnë një profil të ulët. Burim: Gazeta Tema, https://www.gazetatema.net/politika/protesta-para-kuvendit-ambasada-amerikane-paralajmeron-qytetaret-e-saj--i575310
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bazhderhane, Prizren 24 kamera →