Vazhdo leximin
e premte, 23 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Klinaku: Kthimi i Ligjit për Specialen gëzon VV-në, LDK-në dhe pjesë të PDK-së

Faton Klinaku thotë se zhvillimet rreth Gjykatës Speciale kanë ndikuar te dorëheqja e Bedri Hamzës.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka deklaruar se zhvillimet rreth Ligjit për Gjykatën Speciale kanë ndikuar edhe në dorëheqjen e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Ai ka vlerësuar se kthimit të këtij ligji në Kuvend do t'i gëzohen Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe disa përfaqësues të PDK-së.

Klinaku: Kthimi i Ligjit për Specialen gëzon VV-në, LDK-në dhe pjesë të PDK-së
Foto: alsat.mk

Sipas Klinakut, nuk dihet se kush po merret konkretisht me çështjen e rikthimit të ligjit në Kuvend, ndërsa ka theksuar se Aleanca është e vetmja parti që po reagon dhe po e kundërshton këtë nismë bashkë me ndryshimin e përmbajtjes së tij.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brod, Dragash 24 kamera →