Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Protesta në Divjakë kundër shkrirjes me Lushnjen

Banorët e Divjakës kundërshtojnë projektin e reformës administrative territoriale që shkrin bashkinë me Lushnjen.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

LUSHNJË — Vazhdon qëndresa e banorëve të Divjakës kundër projektit të reformës administrative territoriale të PS që shkrin bashkinë Divjakë me Lushnjen. Gjatë protestës, e vetmja folëse e ka quajtur farsë dëgjesat e parashikuara nga bashkia Divjakë dhe njësitë administrative.

Foto: report.al
Foto: report.al
Video · YouTube ↗

“Këto dëgjesa nuk kanë më asnjë vlerë në këto momente, por duhet të ishin bërë para se projekti të kishte parashikuar shkrirjen e bashkisë Divjakë me Lushnje dhe nuk është marrë mendimi i qytetarëve”, u shpreh ajo. Protesta u mbyll me marshimin në rrugët e qytetit me thirrje për pjesëmarrje më të madhe dhe slogane kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme