Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Protesta e 56-të kundër qeverisë: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Protestuesit marshuan pranë Komisariatit nr. 3, kërkojnë lirimin e të ndaluarve

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

TIRANË — Pas marshimit në rrugët e Tiranës mbrëmjen e sotme, protestuesit marshuan edhe pranë Komisariatit nr. 3, ku bënë thirrje për lirimin e të ndaluarve nga protesta që u mbajt para Parlamentit. Në këtë mënyrë është mbyllur edhe protesta e 56-të radhazi kundër qeverisë.

Protesta e 56-të kundër qeverisë: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Foto: Pixabay

Qytetarët përsëritën kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë. Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje si “Shqipëri e re”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Qeveri e krimit”, ndërsa protestuesit deklaruan se nuk do të ndalin tubimet deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Pjesëmarrësit i drejtuan gjithashtu thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke kërkuar hetimin e kryeministrit Edi Rama dhe lirimin e personave të ndaluar gjatë protestave. Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, duke këmbëngulur se nuk do të tërhiqen deri në realizimin e kërkesave të tyre politike.

Burim: Almakos — Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme