Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Prokuroria Speciale falënderon SHBA-në për hetimet kundër krimit transnacional

Kryeprokurori Blerim Isufaj priti në takim pune të ngarkuarën me punë në ambasadën amerikane, Anu Prattipati, me fokus sundimin e ligjit dhe bashkëpunimin në hetime.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, priti në një takim pune të ngarkuarën me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati. Në qendër të bisedimeve ishin puna e Prokurorisë Speciale dhe sundimi i ligjit në Kosovë.

Prokuroria Speciale falënderon SHBA-në për hetimet kundër krimit transnacional
Foto: epokaere.com

Prokuroria Speciale falënderoi Prattipatin dhe ambasadën amerikane për mbështetjen në hetimet e suksesshme kundër organizatave kriminale që merren me krim transnacional. Ajo vlerësoi edhe bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese amerikane në luftën kundër krimit të organizuar transnacional.

Po ashtu, Prokuroria Speciale shprehu mirënjohje për ambasadën e SHBA-së për mbështetjen e vazhdueshme në ruajtjen e plotë të pavarësisë së Prokurorisë Speciale dhe të sistemit të drejtësisë në përgjithësi.

Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme