Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Prognoza moti: të qartë me vranësira, temperaturat deri 33 grade

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëron mot të qëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira të pakta, si dhe reshje të dobëta në zone malore.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak informon që ditën e shtunë do të dominojnë kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare kalimtare.

Prognoza moti: të qartë me vranësira, temperaturat deri 33 grade
Foto: ata.gov.al

Në relievet malore në lindje vranësirat do të jenë herë-herë të dendura nga orët e mesditës deri mbrëmje. Në relievet e larta malore priten reshje shiu të herëpashershme, afatshkurtra dhe të dobëta, ndërsa në veriindje mund të ndodhin shtrëngata shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë nga juglindja-veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, me valëzim deti forcë 1 ballë. Temperaturat maksimale do të kalojnë 33°C në Tiranë, 34°C në Gjirokastër dhe 32°C në Durrës dhe Vlorë, ndërsa minimumat do të lëvizin midis 13°C dhe 20°C.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme