Çfarë profesione të rregulluara janë më të paguarit në Shqipëri?
Mjekët dhe stomatologët marrin pagë mesatare mujore prej 100 mijë lekësh
— Në Shqipëri, rreth 97.100 persona janë të punësuar në profesionet e rregulluara, të shpërndarë në 18 kategori që përfshijnë mjekë, infermierë, mësues, stomatologë, avokatë, noterë, përbarues, auditues dhe ekspertë kontabël. Të dhënat janë publikuar në Planin Kombëtar të Veprimit për Transparencën dhe Proporcionalitetin e Kritereve për Ushtrimin e Profesioneve të Rregulluara, i hartuar nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me GIZ. Sipas raportit të INSTAT (2024), të punësuarët totale vlerësohen në 1.177.245 persona, duke bërë profesionet e rregulluara 8% të punësimit totale.
Profesionet e rregulluara japin një kontribut të drejtpërdrejtë prej 4–5% në Prodhimin e Brendshëm Bruto, ndërsa ndikimi indirekt arrin deri në 10% të PBB-së. Sektori dominohet nga arsimi dhe shëndetësia: 36.321 mësues, 23.800 infermierë dhe rreth 9.100 mjekë. Më tej renditen rreth 5.000 avokatë, 4.240 inxhinierë ndërtimi, 3.927 stomatologë, 2.920 farmacistë dhe 2.171 fizioterapistë.
Mjekët dhe stomatologët rezultojnë më të paguar: paga mesatare mujore e mjekëve arrin rreth 120.000 lekë, ajo e stomatologëve 100.000 lekë. Paga mesatare për avokatë, noterë, përbarues privat, auditues ligjor dhe ekspertë kontabël është 88.800 lekë në muaj.
Analiza evidenton pabarazi gjinore dhe territoriale. Gratë përbëjnë mbi 70% të punësuarve në infermeri dhe mësuesi, ndërsa në drejtësi dhe inxhinieri përfaqësimi i tyre mbetet nën 40%. Shumica e profesionistëve janë të përqendruar në Tiranë dhe qytetet e mëdha, duke lënë zonat rurale me mungesë specialistësh, veçanërisht në shëndeti dhe arsim. “Ky përqendrim urban krijon pabarazi rajonale, ndërsa reforma e transparencës dhe proporcionalitetit synon të lehtësojë mobilitetin dhe të balancojë shpërndarjen e shërbimeve”, theksohet në plan.
Plani Kombëtar identifikon rreth 337 profesione të rregulluara mbikëqyrë nga 33 institucione (ministra, urdhra, dhoma, autoritete). Objekti është përafrimi me standardet e BE-së, lehtësimi i procedurave të licencimit dhe ulja e barrierave administrative që vonojnë hyrjen e të rinjve dhe kufizojnë konkurrencën.
Ministria e Drejtësisë rregullon drejtpërdrejt 3 profesione dhe, përmes Agjencisë Kombëtare të Falimentimit, 1 tjetër; bashkëpunon me 4 Dhoma Kombëtare (Avokatia, Noteria, Përmbarimi Gjyqësor Privat, Ndërmjetësimi) për 5 profesione shtesë — totale 9. Ministria e Brendshme mbulon 2 profesione në siguri private dhe mbrojtje civile. Ministria e Shëndetësisë rregullon 2 profesione drejtpërdrejt nga 14 të identifikuara; 6 urdhra profesionale (Mjekëve, Infermierëve, Farmacistëve, Stomatologut, Psikologut, Punonjësit Social) mbulojnë 11 profesione. Ministria e Bujqësisë me Urdhrin e Mjekut Veterinar rregullon 4 profesione veterinarë plus asistentin veterinar (pa rregullim të plotë). Ministria e Mjedisit mbikëqyr 7 profesione. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka 26 profesione direkte shtuar 9 nga Autoriteti i Aviacionit Civil, 14 nga Drejtoria e Përgjithshme Detare dhe 6 nga Drejtoria e Transportit Rrugor — totale 55. Ministria e Arsimit rregullon mësuesin me 28 specialitete dhe bashkëpunon për instructorë formimi profesional. Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve mbulon 37 profesione (23 kulturë, 10 turizëm, 4 sport). Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit arrihet 173 profesione (2 arsim profesional, ~167 zaje/shërbime me Dhoma e Zejtarisë, 4 pronësi industriale). Ministria e Financave rregullon 3 profesione (agjent doganor, 2 auditim/kontabilitet nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike). Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare mbikëqyr 5 profesione financiare/sigurimesh.
Kjo shpërndarje institucionale gjerë reflekton kompleksitetin e sistemit dhe nevojën për koordinim të fortë ndërinstitucional, standardizim dhe zbatim të njëtrajtshëm të parimeve të transparencës dhe proporcionalitetit sipas nenit 59 të Direktivës 2005/36/KE.
Burim: Monitor
— Redaksia ZHURMA




Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.