Vazhdo leximin
e diel, 18 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Kongresisti Self: Protestat në Shqipëri pasqyrojnë mosbesimin ndaj korrupsionit

Kongresisti amerikan Keith Self ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke kërkuar nga udhëheqësit e vendit t'u kushtojnë vëmendje thirrjeve për ndryshime thelbësore.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kongresisti amerikan Keith Self ka reaguar lidhur me protestat e zhvilluara këto ditë në Shqipëri, duke i cilësuar ato si rezultat të pakënaqësisë ndaj mosrespektimit të sundimit të ligjit. Përmes një postimi në rrjetin social X, ai ka vlerësuar se «protestat në Shqipëri janë kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar dhe i lodhjes nga shpërfillja e plotë e sundimit të ligjit».

Kongresisti Self: Protestat në Shqipëri pasqyrojnë mosbesimin ndaj korrupsionit
Foto: telegrafi.com

Duke kërkuar ndryshime thelbësore që sjellin mundësi ekonomike dhe nxisin stabilitetin rajonal, kongresisti republikan u ka bërë thirrje krerëve shtetërorë që t'i marrin parasysh kërkesat e qytetarëve.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 24 kamera →