Akademia përkujtimore në Itali për veprimtarin Arif Musaj
U mbajt akademia përkujtimore për veprimtarin e çështjes kombëtare, Arif Musaj.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Në Conegliano të Italisë, nën patronatin e Familjes Musaj, u mbajt një akademi përkujtimore për veprimtarin e madh të çështjes kombëtare, Arif Musaj. Takimin e hapi moderatorja Etleva Petriti, e cila përshëndeti të pranishmit për pjesëmarrjen.
Gjatë akademisë foli bashkëshortja e Arifit, Fatmira Hysenaj-Musa, e cila kujtoi momente të veçanta nga jeta dhe veprimtaria e përbashkët atdhetare. Mbesa e tij, Arta Ramaj, foli për jetën plot sfida dhe vështirësi të veprimtarit. Po ashtu, me fjalë rasti prezantuan edhe shokë e miq të Arifit, përfshirë Mardena Kelmendin.