Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Prenkaj: Asociacioni me marrëveshjen e vitit 2023 ngre autonominë në nivel territorial

Marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit e kalojnë nivelin e autonomisë nga e decentralizuar në të centralizuar.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Sipas marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit të arritura në vitin 2023, vetmenaxhimi e ngrit nivelin e autonomisë nga e decentralizuar dhe e dekoncentruar në autonomi të centralizuar, shprehet Albert Prenkaj. Komunat pjesëmarrëse në këtë asociacion të komunave me shumicë serbe do t'i ushtrojnë kolektivisht kompetencat e tyre nëpërmjet kësaj strukture, duke përfshirë arsimin e nivelit të mesëm dhe universitar, si dhe shëndetësinë e nivelit dytësor me vazhdimin e pjesëmarrjes së Serbisë.

Prenkaj: Asociacioni me marrëveshjen e vitit 2023 ngre autonominë në nivel territorial
Foto: klankosova.tv

Përzgjedhja e shefit të policisë nga strukturat e Asociacionit dhe planifikimi urban e rural bëjnë pjesë gjithashtu në fushat e përmendura. Prenkaj vlerëson se planifikimi urbanistik përbën një element të rëndësishëm që e ngre autonominë në nivel territorial, duke fituar një dimension tjetër kur ushtrohet përmes strukturave të Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe krahasuar me decentralizimin e përcaktuar nga Plani i Ahtisaarit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme