Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Kosova ndalon tregtimin e energjisë elektrike me kompani serbe

Qeveria merr tri vendime për energjinë, ndërsa Kurti thotë se kjo është masë e parë ndaj bllokimit të linjave nga Serbia.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompani serbe. Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se kjo masë vjen si përgjigje ndaj bllokimit të linjave ndërkufitare për tregtim nga ana e Serbisë, e cila mund të përshkallëzohet në të ardhmen nëse nuk ka reflektim. Gjatë mbledhjes qeveritare, kreu i ekzekutivit bëri të ditur se janë miratuar tri vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e energjisë. Për t'u përballur me vështirësitë e krijuara nga bllokimi i linjave të interkoneksionit 400 kilovoltë dhe faktorë të tjerë, Qeveria i ka vendosur Korporatës Energjetike të Kosovës obligimin publik për të siguruar një sasi të kapaciteteve ndërkufitare për muajin dhjetor. Gjithashtu, janë vendosur masa emergjente në energji që përfshijnë detyrimin e ndërmarrjes Ibër-Lepenc për të shitur energjinë për furnizimin e shërbimit publik.

Kosova ndalon tregtimin e energjisë elektrike me kompani serbe
Foto: voxkosova.com

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Brod, Dragash 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme