Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 08:46 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
08:44 Qeveria paralajmëron mundësinë e blerjes së stazhit08:43 Amanda Seyfried dhe Thomas Sadoski divorcohen pas nëntë vitesh martese08:32 Polica e Hagës konfiskon shtizat e flamujve përpara verdiktit për ish-krerë të UÇK-së08:27 Diaspora mbledhet në Hagë për vendimin e Gjykatës Speciale kundër ish-krerëve të UÇK-së08:19 Mario Mitaj starton për Xhenoan, ekipi kualifikohet kundër Interit08:17 Gjykata Supreme e Brazilit pranon ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë08:13 VOAL publikon humor rreth vizitës së çiftit tek mjeku08:04 Jakup Krasniqi vizitoi vetëm një herë Kosovën gjatë paraburgimit në Hagë07:55 Ish-krerët e UÇK-së para verdiktit përfundimtar në Hagë07:51 Haga shpall sot verdiktin e parë për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Kronikë e zezë SHQ

Policia e Vlorës kap 4 persona dhe sekuestron 5 kg kanabis

Gjatë dy operacioneve të koduara u sekuestrua një armë zjarri dhe lëndë narkotike

Redaksia ZHURMA 10:44 Përditësuar 13:01 1 min lexim
Policia e Vlorës kap 4 persona dhe sekuestron 5 kg kanabis
FOTO · Foto: CBP Officers Make 5 Marijuana Seizures at El Paso Port Thursday (20654186910) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

VLORË — Katër persona kanë përfunduar në pranga gjatë dy operacioneve të zhvilluara nga Policia e Vlorës brenda 24 orëve të fundit, ku u goditën raste të armëmbajtjes pa leje dhe të trafikimit të lëndëve narkotike. Gjatë operacioneve të koduara "Siguria" dhe "Transportuesit", policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë me 6 fishekë, 5 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi kokaine, si edhe dy automjete të përdorura nga të dyshuarit.

Në operacionin "Siguria", të zhvilluar në Vlorë, u arrestua në flagrancë shtetasi E. O., 30 vjeç. Ai u kap në parkingun e një lokali në zonën e Lungomares, ndërsa gjatë kontrollit iu gjetën në çantë një pistoletë me 6 fishekë, 2.18 gramë kokainë dhe 4.46 gramë cannabis sativa.

Ndërkohë, në Sarandë, pas një hetimi trejavor të zhvilluar me metoda speciale, policia finalizoi operacionin "Transportuesit", duke arrestuar A. N., 31 vjeç, K. J., 26 vjeç dhe A. C., 30 vjeç. Tre të dyshuarit u kapën në rrugën "Nivicë–Sarandë", pranë urës së Kakomesë, teksa lëviznin me dy automjete.

Sipas Policisë, në automjetin që drejtonte A. N., ku ndodhej edhe A. C., u gjetën dhe u sekuestruan 5 kilogramë cannabis sativa, që dyshohet se transportohej për t’u shpërndarë në Sarandë dhe Ksamil. Nga hetimet ka rezultuar se K. J. lëvizte me automjetin tjetër, me rolin e vëzhguesit, për të kontrolluar itinerarin dhe për të sinjalizuar praninë e shërbimeve të Policisë.

Burim: Euronews Albania, https://euronews.al/dy-operacione-policore-ne-vlore-e-sarande-4-te-arrestuar-dhe-5-kg-kanabis-te-sekuestruara/
— Redaksia ZHURMA

Komentet