Policia kërkon ndihmë për kapjen e një të dyshuari për vjedhje të rëndë në Pejë
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka publikuar fotografinë e një personi të kërkuar për veprën penale «Vjedhje e rëndë».
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me autorizim të Prokurorisë Themelore, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin, identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale «Vjedhje e rëndë». Në njoftimin e Policisë theksohet se «I dyshuari është i kërkuar për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’», ndërsa në fotografitë e publikuara ai shihet me armë të gjatë në duar.
Për të bërë të mundur kapjen e tij, organet e rendit u bëjnë thirrje qytetarëve që çdo informacion rreth vendndodhjes ta raportojnë në stacionin më të afërt policor ose përmes linjave të kontaktit. Qytetarët mund të telefonojnë në numrat 192 dhe 0800 19999 pa pagesë, si dhe në numrin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë 039 432 327.