Inspektorati ndalon punimet në një shtëpi private në Mitrovicë
Janë ndërprerë punimet në një objekt privat për shkak të parregullsive në sigurinë e punëtorëve.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
MITROVICË — Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një shtëpi private në komunën e Mitrovicës, pas konstatimit të shkeljeve në këtë objekt. Gjatë inspektimit në terren, autoritetet kanë evidentuar parregullsi në zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë. Si pasojë e këtyre mangësive, inspektorët kanë marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve, deri në eliminimin e tyre dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës. Institucioni u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë zbatimin e masave për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve.