Kërkohet ndihma e qytetarëve për arrestimin e një personi në Pejë
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari për vjedhje të rëndë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale të vjedhjes së rëndë. Veprimi është ndërmarrë me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, ndërsa organet e rendit kanë publikuar fotografinë dhe të dhënat e të dyshuarit.
Qytetarët janë ftuar që të njoftojnë policinë nëse posedojnë informacione për vendndodhjen e tij, përmes numrit të telefonit 039 432 327 të Drejtorisë Rajonale në Pejë, ose duke u paraqitur drejtpërdrejt në stacionin më të afërt policor.