Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Qëlloi me çifte për kafshë të egra në Bulqizë — plagos një person

Autori ka qëlluar me armë gjahu tip çifte dhe dyshon se kishte kafshë të egra që po dëmtonin të mbjellat, pasi plagosi një person

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kaluar në një zonë bujqësore të një fshati në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ku sipas informacioneve paraprake, autori ka qëlluar me armë gjahu tip çifte, pasi ka dyshuar se në tokën e mbjellë ndodheshin kafshë të egra që po dëmtonin të mbjellat. Pas të shtënave, ai ka konstatuar se kishte plagosur një person.

Qëlloi me çifte për kafshë të egra në Bulqizë — plagos një person
Foto: Pixabay

I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin e Bulqizës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë kryer veprimet e para hetimore dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave. Policia po administron dëshmitë dhe provat e mbledhura për të përcaktuar dinamikën e incidentit, ndërsa pritet marrja e masave procedurale ndaj autorit sipas rezultateve të hetimit.

Burim: Sinjali
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme