Pesë persona arrestohen për dyshim tjetërsimi pronë 1,5 milion euro në Fushë Kosovë
Prokuroria e Prishtinës njofton arrestimin e pesë personave të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe tentim tjetërsimi pronë 2 hektarësh me vlerë 1,5 milion euro.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se pesë persona janë arrestuar në koordinim me Policinë e Kosovës dhe Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Sipas hetimeve fillestare, personat e dyshuar, duke keqpërdorur pozitën zyrtare, kanë pajisur me fletë poseduese personin me inicialet M.S. për një pronë prej dy hektarësh në Fushë Kosovë, dhe më pas kanë tentuar tjetërsimin e saj përmes shitblerjes te personat me inicialet M.Z. dhe M.Z. duke përdorur dokumente të falsifikuara. Vlera e pronës arrijnë 1 milion e 500 mijë euro. Të arrestuarit po hetohen për veprën penale "Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar" sipas nenëve 414 dhe 31 të Kodit Penal, dhe janë ndalur për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 6 zhvillime
- 9 shtator Pesë persona arrestohen për dyshim tjetërsimi pronë 1,5 milion euro në Fushë Kosovë · ky artikull
- 29 shtator Plagoset një person në Miradi të Fushë Kosovës, i dyshuari në arrati
- 15 tetor Prokurori dërgon në mbajtje të dyshuarin për dhunim në Fushë-Kosovë
- 16 tetor Raportohet i zhdukur një person në Fushë-Kosovë
- 18 tetor Arrestohen dy persona në Fushë-Kosovë për kontrabandë mallrash nga Maqedonia
- 19 tetor Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës nënshkruan memorandum për stadiumin e atletikës