Përplasen dy automjete në aksin e Krrabës
Një aksident rrugor ka ndodhur në mbrëmje në aksin që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e Bradasheshit, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme materiale në mjete.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin kombëtar që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e Bradasheshit, ku janë përplasur dy automjete. Përplasja e fortë ka lënë mjetet të dëmtuara rëndë dhe të shkatërruara pjesërisht. Deri më tani mungojnë të dhënat zyrtare nëse ngjarja ka shkaktuar persona të lëunduar, si dhe nuk ka informacion për gjendjen shëndetësore të drejtuesve apo pasagjerëve.
Segmenti rrugor ka paraqitur vështirësi në qarkullim për shkak të fluksit të lartë të automjeteve, me lëvizjen që ka qenë e ngadalësuar prej orëve të pasditës. Autoritetet pritet të mbledhin të dhëna në vendngjarje për të zbardhur rrethanat, shkaqet dhe dinamikën e plotë të përplasjes mes dy mjeteve.