Dy nxënëse tërhiqen nga denoncimi ndaj mësuesit të edukimit fizik në Selenicë
Prindërit e dy vajzave të mitura deklarojnë se ato u përfshinë nga nxënëset e gjimnazit dhe se nuk kanë asnjë problem me mësuesin.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Rasti i mësuesit të edukimit fizik në shkollën e bashkuar “Hajredin Beqari” në Selenicë ka sjellë zhvillime të reja, pasi fillimisht ishte denoncuar nga shtatë nxënëse për ngacmime seksuale. Ndërkohë, edhe dy vajza të tjera janë tërhequr nga ky denoncim.
Prindërit e tyre kanë deklaruar se vajzat janë të mitura dhe se ato janë marrë nga nxënëset e gjimnazit për t'u përfshirë në këtë çështje. «Nuk kemi asnjë problem me mësuesin», kanë deklaruar prindërit lidhur me akuzat e ngritura.