Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

PDK dorëzon në Kuvend nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Partia Demokratike e Kosovës ka proceduar në Kuvend projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Partia Demokratike e Kosovës ka proceduar në Kuvendin e Republikës së Kosovës nismën për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se kjo kërkesë vjen pas aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

PDK dorëzon në Kuvend nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Foto: balkanweb.com

Gjatë një konference për media, Hamza theksoi se Kosova po kalon momente të rënda dhe se protestat e qytetarëve kundër vendimeve të Gjykatës Speciale nuk mund të injorohen, duke shtuar se Kuvendi i vendit duhet ta ushtrojë përgjegjësinë e tij kushtetuese dhe ligjvënëse. Sipas tij, për këtë çështje janë zhvilluar takime edhe me liderët e partive tjera për të kërkuar mbështetje.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Prizrenit 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme