Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

PDK dorëzon në Kuvend nismën për ligjin e Speciales

Partia Demokratike e Kosovës pritet të dorëzojë nismën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Partia Demokratike e Kosovës pritet të dorëzojë në Kuvend propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Kjo nismë vjen pak ditë pasi në Gjykatën Speciale në Hagë u shpall aktgjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim. Pas këtij vendimi, në skenën politike janë intensifikuar debatet rreth funksionimit dhe mandatit të Dhomave të Specializuara, ndërsa kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka zhvilluar takime me liderët e partitë tjera politike.

Foto:

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Prizrenit 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme