Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Pallati në Elbasan rrezikon shembjen; 8 të lënduar e një viktimë

Pas shpërthimit në një pallat banimi në Elbasan, tre kate janë bashkuar dhe ndërtesa vlerësohet e pabanueshme, ndërsa tetë persona po trajtohen në spital.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

ELBASAN — Tre kate të një pallati në qytetin e Elbasanit janë bashkuar me njëri-tjetrin pas një shpërthimi të fuqishëm, ndërsa specialistët e inxhinierisë së ndërtimit bëjnë me dije se ndërtesa është tërësisht e pabanueshme dhe duhet të shembet. Ngjarja, e cila fillimisht u raportua për dhjetë të lënduar, ka shkaktuar gjithashtu humbjen e jetës së një 83-vjeçari, i cili u gjet i pajetë në vendngjarje dhe dyshohet se ishte komshiu ngjitur me apartamentin ku ndodhi rrjedhja e bombolës dhe më pas shpërthimi.

Pallati në Elbasan rrezikon shembjen; 8 të lënduar e një viktimë
Foto: javanews.al

Sipas të dhënave të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, tetë persona, mes tyre një fëmijë, po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan. Ministria njofton se ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri të plotë dhe spitali rajonal ka mobilizuar kapacitetet e duhura për trajtimin dhe monitorimin e gjendjes shëndetësore të të dëmtuarve, ndërkohë që situata po ndiqet nga afër në koordinim me strukturat përkatëse.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme