Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Kërkohet paraburgim për Valon Currin pas dyshimeve për shitjen e armëve

Prokuroria në Gjakovë kërkon masën e paraburgimit ndaj pronarit të poligonit, i cili dyshohet se shiti mbi 110 armë dhe më pas inskenoi vjedhjen.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

GJAKOVË — Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurit Valon Curri, pronar i poligonit të licencuar të armëve «Tactical», i cili dyshohet se ka shitur në mënyrë të paautorizuar mbi 110 armë zjarri nga depoja e poligonit tek dy persona të tjerë, D.P. dhe L.U., të cilët ndodhen në arrati. Sipas njoftimit zyrtar, hetimet kanë nisur pasi i dyshuari kishte raportuar në Policinë e Kosovës se armët i ishin vjedhur, duke bërë kallëzim të rremë për të mbuluar shitjen e paligjshme që kishte ndodhur nga fillimi i muajit tetor deri më 30 tetor 2026.

Kërkohet paraburgim për Valon Currin pas dyshimeve për shitjen e armëve
Foto: sinjali.com

Ndërkaq, ndaj dy të pandehurve të tjerë në këtë rast, D.P. dhe L.U., të cilët gjenden në arrati, Prokuroria ka nxjerrë aktvendim për fillimin e heveve nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale të importit, eksportit, furnizimit, transportimit, prodhimit, këmbimit, ndërmjetësimit ose shitjes së paautorizuar të armëve apo materieve plasëse. Përveç kësaj vepre, Valon Curri dyshohet gjithashtu edhe për veprën penale të lajmërimit apo kallëzimit të rremë, ndërsa procedura penale dhe shqyrtimi i kërkesës për paraburgim mbeten për t'u shqyrtuar nga gjykata.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme