Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Pal Lekaj dhe të tjerët mbrohen në heshtje për rasti i 53-milionëshit

Të akuzuarit në procesin e rigjykimit për rastin e njohur si “53-milionëshi” kanë zgjedhur të mbrohen në heshtje.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Gjatë seancës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, personat e akuzuar Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri kanë deklaruar se mbështesin fjalët e dhëna në fazat e mëparshme të gjykimit të parë, duke u mbrojtur në heshtje ndaj akuzave që lidhen me autostradën “Arbën Xhaferi”.

Pal Lekaj dhe të tjerët mbrohen në heshtje për rasti i 53-milionëshit
Foto: telegrafi.com

Trupi gjykues i përbërë nga Violeta Namani-Hajra, Rrahman Beqiri dhe Donikë Shala-Abdyli ka administruar provat materiale në këtë çështje. Prokurori special Valdet Gashi ka paraqitur vërejtjet e tij rreth provave, ndërsa mbrojtja e të akuzuarve ka dhënë qëndrimet përkatëse mbi bazën ligjore dhe pagesën shtesë prej 53 milionë eurosh drejt kompanisë “Bechtel and Enka”.

Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Prizrenit 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme