Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Onkologjia e Shkupit mbetet pa 3 terapi për kancerin

Drejtori i Klinikës konfirmoi se ka mungesë të përkohshme për shkak të problemeve në furnizimet

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

SHKUP — Pacientët ankohen se në Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji mungojnë terapitë Zoladex, Fulvestrant dhe Xgeva. Drejtori i Klinikës, Igor Stojkovski, ka konfirmuar se aktualisht ka mungesë të përkohshme për shkak të problemeve dhe vonesave në furnizimet nga distributorët.

Onkologjia e Shkupit mbetet pa 3 terapi për kancerin
Foto: Prof.Joseph Gligorov from Paris, Dr.Nikola Vasev, Dr.Milan Risteski, Prof.Dr.Pet / Wikimedia Commons

Klinika është në komunikim të vazhdueshëm me ta dhe, sipas informacioneve të marra, ilaçet do të jenë sërish në dispozicion në një kohë sa më të shkurtër. Më herët, pacientët përmes grupeve në rrjetet sociale reaguan se mungojnë terapitë Zoladex, Fulvestrant dhe Xgeva, të cilat përdoren në trajtimin e llojeve të caktuara të kancerit të gjirit, si dhe te pacientët me sëmundje të përhapur në kocka.

Ata shprehën shqetësim se shtyrja e terapisë mund të ndikojë në rrjedhën e trajtimit, ndërsa sipas informacioneve të tyre, nga Klinika u ishte thënë se ilaçet priten të arrijnë gjatë javëve në vijim. Ndryshe, problemi me mungesën e terapive paraqitet vazhdimisht kohë pas kohe në Klinikën e Onkologjisë.

Burim: Portalb.mk
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X
LIVE Bazhderhane, Prizren 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme